LAJMI I FUNDIT:

ICS 4.0 merr 7.1 për qind të Android

ICS 4.0 merr 7.1 për qind të Android

Versioni i ri i sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich, tashmë ka filluar të jetë present në më shumë pajisje mobile që bazohen në platformën e Google.

Tani, sipas zhvilluesve të Android thuhet se ICS 4.0 është në 7.1 për qind të tabletëve dhe telefonave të mençur që bazohen në sistemin më të përdorur operativ.

Kjo rritje është e konsiderueshme, duke marrë parasysh se vetëm para dy muajsh, ICS 4.0 ishte në 2.9 për qind të pajisjeve, ndërsa Gingerbread është versioni lider i Android me 65 për qind, duke lënë anash versionet më të vjetra si Froyo dhe Éclair. / Telegrafi /