LAJMI I FUNDIT:

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund të vitit 2012, ndërsa tani kompania ka paralajmëruar se mbi 350 milionë pajisje me sistemin e saj operativ, Windows 7 do të shpërndahen këtë vit.

Ndërsa, për Windows 8, Microsoft shpreson që t’i bëjë tabletët e saj të famshëm, gjë të cilën ka dështuar ta bëjë me versionet tjera të platformës së saj.

“Kjo e bën Windows-in, sistemin e vetëm më popullor në botë” ka thënë Steve Ballmer, drejtori ekzekutiv i kompanisë.

Do të jetë interesante të shihet nëse Microsoft do të jetë në gjendje të zgjerojë Windows 8 përtej kompjuterëve personal, për të garuar me platformat rivale si Android apo iOS./ Telegrafi /