LAJMI I FUNDIT:

Apple vazhdon të dominoj tregun e tabletëve

Apple vazhdon të dominoj tregun e tabletëve

Pasi që gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar humbi një pjesë të tregut të tabletëve, Apple arrit të rikthej pjesën e humbur, kështu që këtë vit pritet të ketë në posedim rreth 61% të mbarë tregut, respektivisht përafërsisht sa kishte vitin e kaluar, vlerësojnë analistët e IHS.

Në të vërtetë, kah fundi i vitit të kaluar, kryesisht duke iu falënderuar paraqitjes së pajisjeve të lira të bazuara në Android, sikurse që është Kindle Fire i Amazon, Apple humbi një pjesë të tregut, e posedimi i pajisjeve me Android u rrit nga 31.1% gjatë çerekut të tretë në 41.1% gjatë të katërtit. Por pas paraqitjes së iPadit të ri Apple arriti prapë të rikthej pjesën e humbur të tregut, e IHS vlerëson se posedimi i pajisjeve të bazuara në Android do të bjer në 38.4%.

IHS vlerëson se këtë vit do të shiten krejtësisht 126 milion tablet, që është rritje prej 85% në krahasim me 68.4 milion copë sa janë shitur vitin e kaluar. Për vitin e ardhshëm parashikohet rritja prej 63% ë tjera, në 205 milion copë, e deri më 2016 tregu pritet të rritet në 360 milion copë. /Telegrafi/