LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet lansimi i tabletit të lirë Vivaldi

Shtyhet lansimi i tabletit të lirë Vivaldi

Edhe pse ishte thënë se tableti i lirë Vivaldi me një çmim prej 200 eurosh do të lansohej në muajin maj, një zhvillues i afërt me kompaninë ka thënë se ky lansim do të shtyhet për së paku një muaj.

Tableti me kod të hapur, Vivaldi, i cili është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, rezolucion prej 800 x 480 pikselëve, do të kushtojë jo më shumë se 200 euro.

Pajisja mbështetet nga procesori 1 Ghz AMlogic, ndërsa i njëjti përdor kodin e hapur të Linux, me të cilin prodhuesi shpreson ta bëjë dallimin në treg. / Telegrafi /