LAJMI I FUNDIT:

iPad 3 në 70 milion?

iPad 3 në 70 milion?

Sipas pohimeve të furnitorëve të komponentëve, por edhe të gazetave Koreane, Apple planifikon rritje të madhe të dërgesave të iPadit për këtë vit. Siç shkruan Commercial Times, Apple qysh tani për këtë vit ka porositur në mes 65 dhe 75 milion ekrane për tabletin e ri.

Ekranin për iPadin e ri sipas pohimeve e ka përgatitur Sharp, e do ta prodhojnë LG dhe Samsung. Rritja në numrin e dërgesave në krahasim me 40 milion të vitit të kaluar këtë vit do të jetë në mes 60 dhe 73%. Sipas burimeve koreane, prodhuesit e atjeshëm pjesërisht kanë ndaluar prodhimin e ekraneve për iPad 2 për të rritur kapacitetet prodhuese të ekraneve për tabletin e ri.

Pjesa më e madhe e pohimeve në kohë të fundit përmend paraqitjes e iPad 3 për fillimin e marsit. Karakteristikat kryesore pritet të jenë procesori i ri A6 dhe ekrani me rezolucionin prej 2048 x 1536 piksel. /Telegrafi/