LAJMI I FUNDIT:

Radeon HD 7950 në shitje

Radeon HD 7950 në shitje

Zyrtarisht janë lëshuar në shitje kartelat grafike Radeon HD 7950, të bazuara në çipin Tahiti Pro të AMD-së. Procesori grafik është i punuar në procesin prodhues prej 28-nanometrave dhe ka arkitekturën e re GCN, sikurse dhe Tahiti XT i Radeon HD 7970.

GPU në Radeon HD 7950 ka 1,790 stream procesor, 112 njësi për teksturë dhe 32 njësi ROP (28 CU), e kartelat kanë mbledhësen e memories prej 374-bit dhe 3 GB të memories GDDR5. Taktet referent janë 800 MHz për GPU dhe 5 GHz efikas për memorien, e kartela ka edhe shpenzimin më të vogël në krahasim me 7970 dhe për punë normale kërkon dy konektorë 6-pinësh të tensionit.

Sipas testeve të para, Radeon HD 7950 arrin performancat në rang të GeForce GTX 580 (ose pak më mirë), e nga ky i fundit ka edhe çmimin më të ulët. Çmimi i propozuar është 449 dollarë, derisa të gjithë prodhuesit e kartelave qysh tani kanë paraqitur modelet e veta në versionet referente me overclock të fabrikuar dhe me sistem më kualitativ të ftohjes. /Telegrafi/