LAJMI I FUNDIT:

ZTE Blade S6 Plus vjen ekskluzivisht në eBay

ZTE Blade S6 Plus vjen ekskluzivisht në eBay

ZTE ka njoftuar se do ta lëshojë modelin e ri të telefonit të saj, Blade S6 Plus për shitje në nivel global, por i cili do të ofrohet ekskluzivisht nga faqja e tregtisë elektronike - eBay.

Çmimi i telefonit më të ri nga ZTE është 299.99 dollarë, apo 276.99 euro në Evropë.

Blade S6 Plus is është më i madh sesa versioni paraprak – Blade S6, sjell ekranin me 5.5-inç në 720p, procesorin Snapdragon 615, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, mbështetje për SIM të dyfishtë, rrjetin LTE, kamerën kryesore me 13MP, atë frontale me 5MP, baterinë me 3,000mAh si dhe Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)