LAJMI I FUNDIT:

Chromebookët në shkolla

Chromebookët në shkolla

Nuk është shënuar ndonjë kërkesë e jashtëzakonshme për kompjuterët Chromebook në treg, kështu që Google tani po i shtyn ata si kompjuterë për qëllime edukative.

Sipas deklaratës së shefit të departamentit të kompanisë për Chromebookët për punë dhe edukim, Google nënshkroi marrëveshje me shkollat në tri qarqe amerikane sipas të cilës do të dërgoj krejtësisht 27,000 portativ të këtillë me SO “shfletues”. Gjithashtu, nga Google publikuan se “qindra shkolla në 41 shtete federale” kanë së paku një klasë të pajisur me Chromebookë.

Chromebookët janë të përshtatshëm për përdorim në institucionet publike për shkak të mungesës së hapësirës lokale për deponimin e të dhënave, të cilat në vend të kësaj ruhen në renë e Google, ndërsa vihen në dispozicion me kyçjen në kompjuter. Koha e boot-it në Chromebook është vetëm tetë sekonda, e bateritë zgjasin deri në tetë orë e gjysmë. Krahas kësaj, kompjuterët e këtillë minimizojnë shpenzimet e instalimit dhe përditësimit. /Telegrafi/