LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Fillojnë para porositë për HTC One M9

SHBA: Fillojnë para porositë për HTC One M9

Nëse ka ndodhur që ju të jeni një nga njerëzit më të hershëm të cilët kanë bërë para-porosi për modelin e ri të telefonit të HTC - One M9, atëherë kompania tajvaneze ka një lajm të mirë për ju.

Dërgesat e pra-porosive në SHBA për HTC One M9 pritet të fillojnë nga sot, dhe njësitë e para të telefonit më të ri të HTC-së duhet të arrijnë deri më 3 prill thuhet sipas një emaili që ka qarkulluar nga HTC.

“Porositë për HTC One M9 do të fillojnë të dërgohen prej sot, e hënë, 30 mars, dhe dërgesat pritet të arrijnë deri më 3 prill, si data e fundit. Për çdo ndryshim rreth kësaj, HTC do të ju njoftojë me kohë” thuhet në emailin e HTC-së.

Disa prej specifikave të modelin e ri të telefonit – HTC One M9 përfshijnë edhe ekranin me 5 inç me Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.


Më pas telefoni do të pajiset edhe me procesorin 8 core 64-bit Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM, si dhe opsionet për memorien e brendshme.

Kamerat do të jenë fokusi kryesor i One M9, sepse kamera kryesore e telefonit pritet të vijë me 20MP dhe ajo frontale me 13MP, ndërsa ndërfaqja e telefonit do të jetë ajo e HTC, Sense 7.0. (Telegrafi)