LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6S dhe 6S Plus sjellin edhe iPhone 6C

iPhone 6S dhe 6S Plus sjellin edhe iPhone 6C

Apple pritet ti lëshojë modelet e reja të iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus më vonë gjatë vitit, edhe pse sipas një raporti thuhet se Apple mund ta prezantojë edhe një model tjetër të tretë që do të jetë iPhone 6C.

iPhone 6S pritet të vijë me ekranin prej 4.7 inç, 6S Plus me 5.5 inç thuhet sipas raportit, ndërsa modeli i ri i Apple – iPhone 6C, do të ofrojë ekranin me 4 inç.

Lajmi është bërë i ditur nga Digitimes, e cila thotë se këtë vit Apple do të dal në treg me tre modele të rinj të telefonave.

Apple do ti sjell modelet e saj të reja në gjysmën e dytë të vitit 2015, iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.com.


iPhone 6S dhe 6S Plus është thënë se do të vijnë me procesorin e ri Apple A9, ndërsa iPhone 6C pritet të shfaqet me procesorin Apple A9 që është përdorur në brezin aktual të iPhone.

Nuk është e qartë nëse dizajni i iPhone 6C do ti ngjajë modelit aktual të iPhone 6, ose nëse Apple do të vendosë ti japë iPhone 6C një pamje të ngjashme me iPhone 6C. (Telegrafi)