LAJMI I FUNDIT:

Asus Zenfone 2 debuton në treg për 285 dollarë!

Asus Zenfone 2 debuton në treg për 285 dollarë!

Telefoni i ri i Asus, Zenfone 2 tani ka debutuar në tregun tajvanez për një çmim jo shumë të lartë që arrin në 285 dollarë, ndërsa gjatë këtij muaji pritet që telefoni të vijë edhe në shtetet tjera.

Asus Zenfone 2 sjell ekranin me diagonalen prej 5.5 inç në Full High Definition me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve dhe procesorin e Intel.

Asus Zenfone 2 mbështetet nga procesori 2.3GHz Intel Atom 64-bit me opsionet prej 2GB apo 4GB RAM, mundësi të zgjedhjes së memories mes 16GB, 32GB apo 64GB si dhe dy kamerave.

Në pjesën e përparme të telefonit, Asus sjell 5MP në Asus Zenfone 2, ndërsa në pjesën e pasme telefoni ofron kamerën kryesore me 13MP, bashkë edhe me lidhjet për rrjetet si WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE. (Telegrafi)