LAJMI I FUNDIT:

Oppo R5, telefoni më i hollë vjen në Evropë

Oppo R5, telefoni më i hollë vjen në Evropë

Me sa duket, modeli i ri i telefonit të kompanisë kineze - Oppo R5 do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që telefoni tashmë është vënë në dispozicion për para-porosi nga Amazon, dhe data e fillimit të porosive është 20 shkurti.

Oppo R5 do të fillojë të shitet me çmimin prej 269.99 funtave dhe kjo kosto vlen për versionin pa kontratë me operatorët mobil.
Për të gjithë ata që kanë harruar, Oppo R5 sjell ekranin me 5.2 inç në Full HD me 1920 x 1080 piksel, si dhe procesorin 64-bit octa core Snapdragon 615 nga Qualcomm.

Karakteristikat e tjera në telefon përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, rrjetin 4G LTE dhe Android 4.4.4 Kitkat. Oppo R5 ofron edhe baterinë me 2000 mAh, kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP, ndërsa hollësia e telefonit është 4.85mm. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori