LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për telefonat Android po bie!

Kërkesa për telefonat Android po bie!

Sipas të dhënave të publikuara nga ABI Research, dërgesat globale të telefonave të mençur në sistemin operativ Android arritën 205.5 milionë njësi në tremujorin e katërt të vitit 2014.

Kjo shifër paraqet një rënie prej 5% nga 217.5 milionë njësi sa ishin dërguar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Tremujori i fundit që përfundon me festa është zakonisht shumë i mirë sa i përket kërkesës së tregut.

Por, dërgesat e telefonave në Android janë ndikuar nga suksesi i jashtëzakonshëm i Apple iPhone 6 dhe Apple iPhone 6 Plus.

Apple rriti madhësinë e ekranit në modelet e reja të iPhone, apo nga 4-inç në 4,7-inç për iPhone 6 dhe 5,5-inç për iPhone 6 Plus.


Dhe kjo bëri që Apple të shesë 74.5 milionë njësi të iPhone 6 gjatë tre muajve të fundit, dërgesa këto që u rritën me një shifër marramendëse prej 90% nga 39.2 njësi sa ishin dërguar nga Apple në tremujorin e kaluar. (Telegrafi)