LAJMI I FUNDIT:

Sony e prezanton Xperia Z4 në mënyrë të fshehtë

Sony e prezanton Xperia Z4 në mënyrë të fshehtë

Gjatë gjithë panairit të CES është folur shumë për faktin që Sony nuk e ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri të telefonit, Xperia Z4, ndërsa Ëalkman’i i ri nuk llogaritet në këtë kategori.

Por, kjo nuk i ka ndaluar thashethemet për Xperia Z4, për të cilin thuhet se Sony e ka prezantuar në mënyrë sekrete në CES.

Në fakt, sipas @Ricciolo1, agjentit të vetëquajtur sekret për rrjedhjet nga teknologjia, thuhet se Sony e ka bërë prezantimin e telefonit të saj më të ri tek një grup i kufizuar i njerëzve, prapa dyerve të mbyllura.

Edhe pse detaje të tjera nuk janë dhënë lidhur me Xperia Z4, TechRadar thotë se @Ricciolo1 edhe në të kaluarën ka zbuluar informacione të sakta lidhur me pajisjet e kompanisë Sony. (Telegrafi)