LAJMI I FUNDIT:

LG zyrtarizon G Flex 2

LG zyrtarizon G Flex 2

Dje gjatë ditës janë zbuluar detajet e LG G Flex 2, para se i njëjti të zyrtarizohej në CES, ndërsa tani LG e ka bërë zyrtar modelin e saj më të ri të telefonit me ekran të lakuar.

LG G Flex 2 do të vijë me ekranin prej 5.5 inç Full HD me 1920 x 1080 piksel, procesorin me 64-bit eight core Qualcomm Snapdragon 810 në 2.0GHz.

G Flex 2 vjen me Android 5.0 Lollipop dhe 2GB RAM, 16GB ose 32GB memorie të brendshme si dhe microSD kartelën për zgjerim të hapësirës.

Kamera e përparme e telefonit sjell 2.1 MP, ndërsa kamera kryesore e telefonit është me 13MP në OIS dhe auto-fokus.
LG do ta lansojë G Flex 2 në Korenë e Jugut në fund të muajit janar, për ta përcjell më pas edhe në Evropë dhe SHBA. (Telegrafi)