LAJMI I FUNDIT:

Acer prezanton modelet Liquid Jade S dhe Liquid Z410

Acer prezanton modelet Liquid Jade S dhe Liquid Z410

Pa pritur që rivalët e saj të mëdhenj sikurse Sony, LG apo Samsung dhe HTC t’i zbulojnë modelet e tyre të fundit të telefonave në CES, Acer e ka bërë prezantimin e dy modeleve të reja të telefonave që bazohen në sistemin operativ të Google, Android.

Dy modelet e reja të telefonave nga Acer, përkatësisht Liquid Jade S dhe Liquid Z410, janë duke u prezantuar në panairin e madh të teknologjisë në Las Vegas për momentin, dhe të njëjtit thuhet se do të paraqiten në tregje të caktuara në fund të muajit janar e deri në fund të muajit shkurt.

Liquid Jade S që kushton 299 euro, do të paraqitet së shpejti në Evropë, dhe me vete do të sjell Android KitKat me procesorin 64-bit octa-core 1.5 GHz MediaTek MT6572M.

Përveç këtyre specifikave, Jade S do të përfshijë edhe lidhjen pë rrjetin 4G LTE, 2 GB RAM, ekranin me diagonalen prej 5-inç në 720p, kamerën e pasme me 13 MP dhe baterinë me 2,300 mAh.


Ndërsa, Liquid Z410 që kushton 129 euro sjell ekranin me 4.5 inç, cilësinë e zërit në DTS Studio Sound, procesorin MediaTek 64-bit quad-core, kamerën e pasme me 5 MP, 2 MP në pjesën e përparme dhe 5 orë e gjysmë jetëgjatësi të baterisë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Teknologji
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kalo në kategori