LAJMI I FUNDIT:

A është ky Samsung Galaxy S6?

A është ky Samsung Galaxy S6?

Ndërsa prezantimi zyrtar i Samsung Galaxy S6 pritet të mbahet në muajt e ardhshëm, disa pamje që kanë rrjedhur online na bëjnë të besojmë se telefoni më i ri i Samsung është kapur në pamje dhe formë të plotë.

Pamjet e fundit të Galaxy S6 shfaqin një pajisje në formë të plotë, që i ngjan LG G3 sa i përket skajeve të holla, dhe rivalit kryesor iPhone 6 sa i përket trupit prej metalit.

Edhe pse raportet e mëparshme kanë sugjeruar Galaxy S6 është duke u zhvilluar nën emrin e koduar "Project Zero ‘, duke pasur parasysh qëllimin për rifreskim të plotë, nga pamjet e rrjedhura online mund të shihet se megjithatë gjenerata e ardhshme e telefonit të Samsung do të vijë me një dizajn të ngjashëm me telefonin ekzistues të kompanisë, Galaxy S5.

Përveç kornizës së re metalike, pamjet e rrjedhura kanë lënë të kuptohet se S6 do të bazohet në versionin më të ri të sistemit operativ Android, 5,0 – siç edhe mund të pritet.


Ajo që nuk duket në fotografi, të cilën duhet marrë me rezerva gjithsesi (sepse nuk është zyrtare) janë specifikat e telefonit, që deri më tani është thënë nga disa burime se do të jenë të fundit.

Përveç procesorit Snapdragon 810 dhe 3GB of RAM, Galaxy S6 pritet të sjell edhe ekranin me 5.5-inç në 2560 x 1440 piksel dhe cilësinë QHD me kamerën e pasme që ofron 21MP. (Telegrafi)