LAJMI I FUNDIT:

Samsung mbetet lider global, por me rënie të madhe!

Samsung mbetet lider global, por me rënie të madhe!

Samsung vazhdon të jetë mbret në tregun e telefonave të mençur mobil edhe në tremujorin e tretë të vitit, por nëse shikohen të dhënat e kësaj periudhe me kujdes, atëherë lehtësisht vërehet se pozita e saj nuk është shumë inkurajuese.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, Samsung ka shitur 73.2 milionë telefona të mençur mobil në mbarë botën, duke i dhënë kompanisë 24,4 për qind të pjesë të tregut, njoftoi kompania e njohur e hulumtimeve Gartner.

Ndërsa, gjatë të njëjtës periudhë në 2013, Samsung kishte shitur 80.4 milionë njësi të telefonave të mençur dhe pati marrë 32,1 për qind të tregut global.

Problemet e Samsung nuk kanë ndodhur për shkak të një tregu të trazuar të telefonave të mençur mobil. Krejt të kundërtën, i tërë tregu kishte një rritje nga 250.3 milionë njësi sa ishin shitur në 2.013, në 301 njësi të telefonave në vitin 2014.


Apple ishte në mesin e fituesve të mëdhenj në tremujorin e tretë, me shitjet në rritje nga 30.3 milionë njësi sa kishte vitin e kaluar në 38.2 milionë këtë vit. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Motorola G85 arrin

Motorola G85 arrin "në heshtje" në Evropë

Teknologji
Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Teknologji
Kalo në kategori