LAJMI I FUNDIT:

Tonino Lamborghini Tauri 88, telefoni që kushton 6 mijë dollarë

Tonino Lamborghini Tauri 88, telefoni që kushton 6 mijë dollarë

Pronarët e super-veturave si Lamborghini nuk mund ta kenë një telefon të zakonshëm, të cilin e posedon edhe një 16 vjeçar. Atyre ju duhet diçka si Tonino Lamborghini Tauri 88. Merreni vesh, pse...

Atyre ju duhet një pajisje më representative sikurse modeli më i ri i telefonit, Tonino Lamborghini Tauri 88, një telefon i mençur me materiale premium, dizajn italian dhe specifika të mira, raporton GSM Arena.

Tauri 88 është bërë nga çeliku dhe ofrohet në ngjyrën e artë, të zezë, dhe ngjyrën e çelikut të argjendtë, ndërsa me të vijnë edhe opsionet e mbështjellësit të lëkurës sikurse variantet në të zezë, të kaltër, të kuqe, dhe të kaftë.

Telefoni është dizajnuar në Itali dhe sjell me vete edhe logon e famshme të veturës italiane.


Tonino Lamborghini Tauri 88 sjell edhe ekranin me 5 inç në 1080p, bazohet në Android dhe mbështetet nga procesori Snapdragon 801 me 3GB RAM, 64GB memorie të brendshme dhe bateria me 3,400mAh që premton deri në 35 orë kohë bisede.
Kamera e pasme e telefonit sjell 20MP dhe 8MP në pjesën e përparme.

Merret vesh se vetëm 1947 njësi të telefonit Tonino Lamborghini Tauri 88 do të krijohen, dhe një copë do të kushtojë 6,000 dollarë. Nëse nuk e keni ditur, Antonio "Tonino" Lamborghini është djali i Ferruccio’së, themeluesit të Lamborghini, që ka lindur në vitin 1947. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori