LAJMI I FUNDIT:

SHBA: 1 milion telefona të vjedhur brenda vitit

SHBA: 1 milion telefona të vjedhur brenda vitit

Nëse keni menduar se vjedhja e telefonave të mençur është duke u bërë një epidemi, atëherë këtë shembull më së miri mund ta gjeni në SHBA.

Komisioni Federal i Komunikimeve ka publikuar një raport të ri, gjetjet e të cilit tregojnë se amerikanët raportojnë mbi 1 milion vjedhje të telefonave të mençur në polici, çdo vit, raporton Engadget.

Megjithatë, kjo shifër nuk është aq e lartë sa vlerësimet jozyrtare (Consumer Reports kishte raportuar se në vitin 2013, vjedhjet shkonin deri në 3.1 milionë njësi të telefonave), por raporti ende thotë se "të paktën" një e dhjeta e të gjitha plaçkitjeve të njohura në SHBA, e përfshijë një telefon.

Gjithashtu, kjo shifër mund të jetë konservatore sepse shumë njerëz nuk e raportojnë telefonin e vjedhur, fakt që i ulë shifrat reale të vjedhjeve.


Sipas FCC, sfida më e madhe është për ti bindur operatorët e huaj mobil që t’i bllokojnë telefonat e vjedhur në SHBA.

Nëse ata e bëjnë këtë, shpresohet që hajdutët të paktën do të mendojnë dy herë para se të kapin pajisjen tuaj mobile nga duart tuaja.

Çfarë mendoni, nëse autoritetet tona policore do ta raportonin numrin e vjedhjeve të telefonave, sa do të ishte kjo shifër në vendin tonë?

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori