LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S6 do të vijë bashkë me Galaxy S6 Edge?

Samsung Galaxy S6 do të vijë bashkë me Galaxy S6 Edge?

Modeli kryesor i telefonit të mençur të Samsung nga linja e produkteve Galaxy S, pritet të jetë Galaxy S6.

Javëve të kaluara është thënë se Samsung është duke e përgatitur modelin e ri të telefonit të saj të linjës Galaxy, të cilin brenda kompanisë e ka koduar me emrin Project Zero, për të lënë të kuptohet se koncepti i këtij modeli do të nisë nga zero, për të qenë më atraktiv dhe më ndryshe nga paaraadhësit e tij.

Sammobile tani e konfirmon se kompania jugkoreane modelin e saj më të ri të telefonit do ta quajë Galaxy S6.

Megjithatë, edhe pse emri nuk është ndonjë befasi, ajo që mund të sjell telefoni do të mund të jetë e tillë, sepse Samsung është duke shikuar që ta rikthejë suksesin e Galaxy S3 dhe Galaxy S4. Të paktën sa i përket shitjes dhe popullaritetit.


Raporti i Sammobile më tej sugjeron se sikurse me Galaxy Note Edge, një variant me ekran të lakuar që u zbulua së bashku me Galaxy Note 4, Samsung synon të sjellë një variant të ngjashëm të fabletit edhe me Galaxy S6, të quajtur Galaxy S6 Edge.

Në mesin e karakteristikave kryesore të Samsung Galaxy S6 pritet të jenë ekrani në cilësinë Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, procesori 64-bit Exynos 7420 apo Snapdragon 810, kamera e pasme me 16 apo 20MP. Sa i përket memories së brendshme, S6 do të vijë në variantet me 32, 64 dhe 128GB dhe sensorin e ri të Broadcom BCM4773. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori