LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi shet 720 mijë telefona Mi, për 12 orë

Xiaomi shet 720 mijë telefona Mi, për 12 orë

Xiaomi është një markë në rritje në tregun botëror të telefonave të mençur mobil, i cili së fundmi e ka marrë vendin e tretë në botë, ndërsa për ta treguar fuqinë e kompanisë, kompania kineze dje ka njoftuar se ka arritur që për vetëm 12 orë të shesë 720.000 njësi të telefonave të saj.

Kjo ka ndodhur në ditën e quajtur “Singles’ Day” që është ngjarje ekuivalente me Black Friday apo Cyber Monday, ndërsa Kina është shndërruar në një vend dhe treg gjigant edhe sa i përket shitjes online, në të cilin kompania Alibaba ka thënë gjithashtu se ka arritur në fitime të jashtëzakonshme.

Sipas drejtorit të Xiaomi për zgjerimin ndërkombëtar, Hugo Barra, kompania kineze ka shitur 720,000 telefona Mi në 12 orët e para të Singles’ Day, që kanë gjeneruar të hyra prej 163 milionë dollarëve.

Shitjen më të madhe Xiaomi e ka bërë me modelin e telefonit më të lirë, Redmi i cili kushton vetëm 150, dhe i cili është shitur në 460.000 njësi, ndërsa modeli i dytë më i shitur i telefonit ishte "Vrasësi i iPhone 6 " – Xiaomi Mi4 – i cila kushton 300 dollarë dhe është shitur në 250,000 njësi. (Telegrafi)


Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori