LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Lumia prezantohet me 11 nëntor

Microsoft Lumia prezantohet me 11 nëntor

Microsoft e ka publikuar një pamje të parë të modelit të parë të telefonit Lumia që do ta mbajë emrin e kompanisë amerikane, dhe në posterin e publikuar në Facebook shihet se data e prezantimit të këtij telefoni do të jetë 11 nëntori.

Në postim, përveç datës shihet edhe kamera e përparme e telefonit, ndërsa Microsoft ka dal me moton “Të mëdhenj në përvoja”, për modelin e saj të parë që do të quhet Microsoft Lumia, në vend të Nokia Lumia që ishte më parë në modelet e telefonave që bazohen në platformën mobile të kompanisë.

Sipas thashethemeve dhe raporteve të para, pritet që modeli i parë i telefonit të Microsoft të jetë në segmentin e modeleve të përballueshme, me specifika mbase mesatare.

Më herët, Microsoft pati deklaruar gjithashtu se telefonat e saj të rinj pa emrin e Nokias do të zbulohen së shpejti. Dhe postimi i sotëm në Facebook mund të jetë duke iu referuar këtij modeli. (Telegrafi)


Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori