LAJMI I FUNDIT:

LG të bëhet hiti i vitit në Android!

LG të bëhet hiti i vitit në Android!

Gjatë viteve të kaluara, gara mes prodhuesve kryesor të telefonave në Android ka qenë mes Samsung dhe gjithë të tjerëve. Megjithatë, të dhënat më të reja nga kompania Chitika sugjerojnë se LG është duke u rritur si prodhues, pasi ka lëshuar në treg modele shumë të suksesshme të telefonave sikurse Nexus 5 dhe LG G3.

Sipas Chitika-së, modelet e telefonave të LG përbëjnë 10.4% të trafikut të telefonave të mençur Android për SHBA-në në tremujorin e tretë të këtij viti, që paraqet një rritje nga 8.7% sa kishte një tremujor më parë.

Por rritja e LG-së me sa duket nuk ka ardhur në llogari të Samsung, e cila është rritur nga 56.4% në tremjorin e dytë në 57.4% në tremujorin e tretë. Në fakt, LG është rritur në bazë të rënies së markave tjera sikurse Motorola dhe HTC.

Ende mbetet të shihet nëse LG mund ta mbajë këtë momentum për një kohë më të gjatë dhe të bëhet një forcë e vërtetë në tregun e Amerikës së Veriut, sa i përket platformës Android – në fund të fundit, ka pasur shumë “vrasës potencial” të Samsung gjatë viteve që kanë treguar disa shenja të jetës para se të bien përsëri poshtë, dhe ta humbin rëndësinë e tyre në raport me gjigantin jugkorean. (Telegrafi)