LAJMI I FUNDIT:

Shtatë aplikacionet më të mira për kohën kur uleni në tualet

Shtatë aplikacionet më të mira për kohën kur uleni në tualet

Pranojeni, të gjithë e përdorin telefonin në kohën kur shkojnë për të kryer nevojën.

Mirëpo jo të gjitha aplikacionet që shfrytëzohen, janë të mira për këtë periudhë që ju qëndroni mbi guaskën e tualetit.

Për shembull rrjeti social Twitter apo Facebook, ku ka me mijëra fotografi, komente dhe pëlqime, ku ju mund të humbi kohën.

Por mund të humbi shumë kohë dhe nga qëndrimi i gjatë mbi guaskë, mund të ju shkaktoj probleme shëndetësore.


Çfarë na duhet më së shumti në këtë periudhë të kohës, janë aplikacionet e thjeshta, të shpejta dhe të kënaqshme.
Për kohën kur ju ‘çliroheni’ mund të shfrytëzoni këto shtatë aplikacione dhe një bonus, në mënyrë që të kaloni sa më mirë.

1. Instagram

Me këtë rrjet social mund të kënaqeni duke u informuar, të shihni fotografi dhe pëlqime, me mundin më të vogël. Të gjitha mund ti shihni, në vetëm këtë kohë të shkurtër sa qëndroni në tualet. Nëse ndjeni se dëshironi pak aventurë, bëni një fotografi, prijeni, vëni filtrin dhe postojeni.

2. Tinder

Kur është lansuar në vitin 2013, ky aplikacion është përhapur me shpejtësi, ndërsa shumë njerëz po mundohen të gjejnë dashuri në vende ku më së paku e presin. “Unë nuk e shfrytëzoj” ka thënë një nga hartuesit e kësaj top liste të aplikacioneve, ndërsa ka shtuar se “është e pashpjegueshme se sa shumë njerëz shkojnë në tualet për të kontaktuar në Tinder”.

3. Words With Friends

Ky aplikacion është i dedikuar për vende ku rrimë zakonisht, por pse të mos provohet edhe në fronin prej porcelani, kur keni shkuar të kryeni nevojën.

4. Airpnp

Në qytetet e mbushura me njerëz, kjo shfrytëzohet për të gjetur një tualet, apo që të reklamoni tuajin dhe të veni në shërbim për një honorar të caktuar. Për të gjetur një tualet në formë të tillë, kërkimi duhet të bëhet përmes faqes së internetit airpnp.com pasi ende nuk është krijuar aplikacioni.

5. Pinterest

Vizuale dhe e thjeshtë, Pinterest është e përkryer për kohën kur jeni duke kryer nevojën fiziologjike. Një nga punëtorët e Mashable, që kanë hartuar këtë tekst, ka thënë se ‘nevojitet vetëm pak të mendoni dhe të hiqni mendjen nga tualeti, ndërsa mendoni për dasmën e juaj të ëndrrave’.

6. QuizUp

Pothuajse e njëjte me Words With Friends edhe ky aplikacion kërkon pak sfidë, të cilët duhet të bëni me miq. Në kohën kur jeni të ulur në tualet, punoni në strategjinë e lojës, ndërsa askush nga miqtë e juaj virtual, nuk do të kuptoj sekretin e juaj të vogël.

7. Google Maps

Zakonisht hartat i shikoni kur dëshironi të dini se ku ndodhet ndonjë objekt i caktuar, por kurrë nuk merrni mundimi ti shikoni vetëm për qejf. Për të parë se si duket qyteti juaj, apo ndonjë vend tjetër, shfrytëzoni kohën sa jeni në tualet dhe bëni surf nëpër hartat e Google.

BONUS: iBone

Trombonisti Polu, që është gjeniu pas këngës ‘Playing With Youre Phone While Sitting on the Toilet’ është pyetur, se cili është aplikacioni që e shfrytëzon në rastin në fjalë’. “Më pëlqen aplikacioni i quajtur iBone” ka thënë Poul, ‘në këtë aplikacion mund të simuloni trombonin dhe të krijoni melodi, ndërsa është interesante se si në një vend kaq të vogël sa tualeti, mund të bëhen gjëra të mëdha’.

Këto janë shtatë aplikacionet dhe një tjetër bonus, që të kaloni sa më mirë në kohën kur jeni në tualet./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori