LAJMI I FUNDIT:

Nexus 6 do të kushtojë 570 euro?

Nexus 6 do të kushtojë 570 euro?

Deri më tani është thënë se Google do ta lansojë versionin e ri të telefonit të saj tashmë të famshëm, përkatësisht modelin Google Nexus 6, më 15 ose 16 tetor, dhe tani sipas një raporti të ri thuhet se pajisja e avancuar mobile që bazohet në Android do të prezantohet zyrtarisht, këtë të mërkure, më 15 tetor.

Raporti gjithashtu jep disa detaje mbi çmimin e mundshëm të Google Nexus 6, duke thënë se telefoni më i ri i Google do të shitet pa kontratë për një kosto jo edhe aq të vogël, sepse çmimi i përfolur aktualisht arrin në 570 euro.

Google Nexus 6 do të jetë një nga modelet e para të pajisjeve mobile që do ta sjell versionin më të ri të sistemit operativ Android L ose Android Lollipop, bashkë me tabletin e ri Google Nexus 9 për të cilin gjithashtu thuhet se do të prezantohet në të njëjtën kohë.

Më herët ishte thënë se Nexus 6 do të vijë me ekranin prej 5.92 inç dhe cilësinë Quad HD me 2560x 1440 piksel, ndërsa procesori i telefonit do të sjell quad core 2.7GHz Snapdragon 805 nga Qualcomm.


Grafikat e telefonit thuhet se do të ofrohen Adreno 420 GPU, bashkë me 3GB RAM, si dhe kamerat me 2 dhe 13MP. Nexus 6 do të prodhohet nga Motorola, për Google. (Telegrafi)