LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet zyrtare të Oppo N3

Shfaqen pamjet zyrtare të Oppo N3

Oppo e ka paralajmëruar modelin e saj më të ri të telefonit, Oppo N3, për një kohë të gjatë tashmë, ndërsa ky model i telefonit do të zbulohet në një ngjarje mediale e cila do të mbahet në Singapor më 29 tetor.

Mirëpo, përpara kësaj ngjarje, në internet janë shfaqur disa nga fotot zyrtare të Oppo N3, dhe nga ajo që është parë deri më tani vëreher se kamera e telefonti mund të rrotullohet në 180 shkallë, dhe të përdoret edhe si kamerë e përparme.

Oppo N3 thuhet se do ta sjell ekranin me diagonalen prej 5.9 inç në full HD me 1920 x 1080 piksel, si dhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 805.

Karakteristikat tjera të N3 përfshijnë edhe 3GB RAM, ndërsa kamera rrotulluese e telefonit thuhet se do të sjell 13 MP.


Telefoni/ fableti do të bazohet në Google Android OS, sipas të gjitha gjasave Android 4.4.4 KitKat, edhe pse ende nuk dihet se sa do të kushtojë dhe se kur do të paraqitet në dyqane për blerje. (Telegrafi)