LAJMI I FUNDIT:

Stagnon rritja e Apple iOS 8!

Stagnon rritja e Apple iOS 8!

Pas rreth më shumë se tri jave që është në dispozicion, versioni më i ri i sistemit operativ të Apple, iOS 8 është instaluar në më shumë se 47% të pajisjeve mobile të Apple, raportohhet nga faqja e zhvilluesve të Apple, App Store.

Kjo shifër shënon një rritje shumë të vogël në adoptimin e këtij versioni të sistemit operativ gjatë dy javëve të fundit, pas që deri më 21 shtator, iOS 8 ishte instaluar në 46% të pajisjeve. Ndërsa, 47% e përdoruesve të Apple vazhdojnë të rrinë në iOS 7, ndoshta për shkak të një numri të konsiderueshëm të të metave që janë paraqitur në iOS 8.

Pak kohë para lansimit të iOS 8, të gjitha aplikacionet e lidhura me HealthKit ishin tërhequr nga App Store, për shkak të problemeve me aplikacionin. Zgjidhja për të ishte lëshuar menjëherë, mirëpo përditësimi tjetër iOS 8.0.1, e kishte pamundësuar shërbimin e thirrjeve dhe funksionin e famshëm Touch ID në iPhone 6 dhe 6 Plus.

iOS 8.0.2 i ka zgjidhur problemet e shfaqura në iOS 8.0.1, por megjithatë i ka sjell disa të meta të reja, të cilat i kanë dekurajuar përdoruesit që të kalojnë në këtë version të ri të iOS. (Telegrafi)