LAJMI I FUNDIT:

Google me dizajn të ri të Play Store

Google me dizajn të ri të Play Store

Google pritet që ta lëshojë versionin e ri të sistemit operativ Android, përkatësisht versionin e njohur si Android L, i cili pritet të vijë brenda disa javëve, ndërsa tani duket se me këtë version të ri Google do ta sjell edhe versionin e ri të Play Store 5, i cili duket se do ta përfshijë dizajnin e stilit “material” të paralajmëruar nga Google.

Google tashmë e ka lëshuar versionin vizual të Google Play Store, faqeve të saj, dhe stilit të ri dhe më vibrant për navigim në Play Store. Në versionin e ri të dyqanit të aplikacioneve të Google, shihet se kompania ka vendosur që stili i ri të vijë me shkronja më të trasha, dhe pamje më të pastër, sesa versioni paraprak.

Përkundër informacioneve të shumta dhe rrjedhjeve online, Google ende nuk e ka zbuluar datën e saktë të lansimit të pamjes së re për Google Play Store. (Telegrafi)