LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton telefona në Android One, për vetëm 100 dollarë

Google prezanton telefona në Android One, për vetëm 100 dollarë

Si pjesë e iniciativës së Google për pajisjen e miliona njerëzve të rinj me telefona të mençur mobil, të cilën kompania amerikane e ka quajtur Android One, Google ka lansuar tri modele të reja të telefonave në këtë platformë me Android KitKat, dhe të njëjtit i ka prezantuar në tregun indian.

Telefonat e rinj janë lansuar në bashkëpunim me markat lokale sikurse Micromax, Karbonn dhe Spice Mobiles, me një çmim të ulët prej 100 dollarësh.

Tri modelet e reja — Spice Android One Dream UNO Mi-498, Micromax Canvas A1 dhe Karbonn Sparkle V — sjellin specifika të ngjashme me njëri tjetrin.

Modelet e reja të telefonave të lirë në Android sjellin ekranet prej 4.5 inç, rezolucionin prej 854×480 pikselëve, procesorin quad-core 1.3 GHz MediaTek dhe opsionin për SIM të dyfishtë.


Më tej, telefonat e rinj në Android One sjellin edhe 1 GB RAM dhe 4 GB memorie të brendshme, si dhe kamerën e pasme me 5MP.
Me këto specifika, nuk mund të pritet që telefonat e Android One do të vijnë në tregje të zhvilluara sikurse ai i SHBA-së apo evropian, por me këto modele, Google ka treguar se sa shumë mund të bëhet për vetëm 100 dollarë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori