LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e iPhone shënojnë rekord të ri?

Shitjet e iPhone shënojnë rekord të ri?

Edhe pse menjëherë pas daljes në publik, shumë njerëz kanë filluar të tallen me specifikat e iPhone 6, duke i krahasuar me ato të modeleve më të vjetra të telefonave Android (sikurse Nexus 4 i vitit 2012), kjo nuk i ka ndaluar fansat e Apple ta zgjedhin modelin më të ri të iPhone, si opsionin e tyre të ri.

Në fakt, një përfaqësues i Apple i ka thënë faqes Re/Code se shitjet brenda një dite të iPhone kanë shënuar një rekord të ri për kompaninë Apple, edhe pse zyrtarisht ka refuzuar ti jap shifrat e para të njësive të shitura të iPhone.

Pa shifrat e sakta, vetëm mund të sugjerohet se rekordi i Apple për iPhone 6 mund të nënkuptojë sasi të mëdha të telefonave të shitura për një minutë, apo për një orë të vetme.

Në anën tjetër, edhe zëdhënësi i AT&T e ka pohuar se kërkesa për iPhone 6 dhe iPhone 6 ka qenë më e madhe sesa për versionin paraprak të telefonit të Apple. (Telegrafi)