LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 Plus vonohet edhe 3-4 javë

iPhone 6 Plus vonohet edhe 3-4 javë

Sot gjatë ditës, Apple ka filluar të pranojë para-porositë për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dhe tani duket se dërgesat për modelin iPhone 6 Plus kanë ndryshuar.

Dyqanet Apple Store në SHBA tani thonë se iPhone 6 Plus do të dërgohet tek përdoruesit për 3-4 javë, ndërsa kur para-porositë ishin paralajmëruar, data e arritjes së fabletit të Apple ishte 19 shtatori.

Disa nga modelet e iPhone 6 datën e dorëzimit e kanë të premten e ardhshme, edhe pse disa modele, si modeli me 16GB në ngjyrë ari është shtyrë për 7-10 ditë.

Ende nuk dihet se sa njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Apple i ka vënë në dispozicion për para-porosi, prandaj është ende herët të dihet se cili prej modeleve të reja të telefonave të Apple është më i famshëm.


IPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të lansohen të premten e ardhshme, më 19 shtator, dhe ata do të jenë në dispozicion në dyqanet me pakicë të Apple dhe shitësit tjerë, si dhe tek operatorët e ndryshëm mobil. (Telegrafi)