LAJMI I FUNDIT:

Ora e mençur e HTC, në fillim të 2015?

Ora e mençur e HTC, në fillim të 2015?

Më herër ishte thënë se HTC është duke bërë plane për ta braktisë idenë e krijimit të një ore të mençur në Android Ëear, por me sa duket lajmi për orën e kompanisë tajvaneze nuk përfundon këtu.

Sipas një raporti të ri thuhet se HTC është duke punuar në një orë të mençur e cila pritet të paraqitet në treg në fillim të vitit 2015, raporton CNET duke cituar burime të besueshme me çështjen.

Thashethemet kanë sugjeruar se HTC nuk do ta ofrojë orën e re të mençur për shkak të konkurrencës së rritur, mirëpo nëse raporti i fundit del të jetë i saktë, atëherë gjërat duken mirë për HTC-në dhe përdoruesit e saj të pajisjeve mobile.

Tregu i orëve të mençura po bëhet gjithnjë e më konkurrues, pasi që shumica e prodhuesve të mëdhenj tashmë e kanë modelin e tyre të orës së mençur, duke përfshirë emrat kryesor të industrisë sikurse Samsung, Apple, Motorola, LG, etj.


HTC tashmë e ka bërë të ditur se do ta mbajë një ngjarje mediale më datën 8 tetor, mirëpo pa e saktësuar arsyen dhe pajisjen që do ta zbulojë në këtë ngjarje. (Telegrafi)