LAJMI I FUNDIT:

Lufta e titanëve: Samsung Galaxy Note 4 vs. iPhone 6 Plus

Lufta e titanëve: Samsung Galaxy Note 4 vs. iPhone 6 Plus

Zërat e shumtë patën qarkulluar për një kohë të gjatë, dhe pretendonin se iPhone 6 do të vijë me një ekran më të madh sesa versionet paraprake të telefonit të famshëm të Apple.

Këto thashetheme dhe rrjedhjet online për telefonin e ri të Apple ishin të sakta kur Tim Cook i prezantoi dy modelet e reja të telefonave të rinj, iPhone 6, ndërsa modelet e fundit tani duhet të dëshmohen dhe të rivalizojnë ngushtë me modelt rivale të telefonave, kryesisht me ata që kanë madhësi të ngjashme të ekranit.

Pyetja më e shpeshtë sot është se si karahasohet iPhone 6 Plus kundër rivalit të saj kryesor, fabletit të Samsung, Galaxy Note 4.

Apple iPhone 6 Plus dhe Samsung Galaxy Note 4 janë dy modele të fuqishme të fabletëve, për të cilët do të flitet shumë edhe në të ardhmen. Apple e ka zgjedhur trupin e metaltë që më shumë krahasohet me atë të HTC One M8, ndërsa Samsung ka vazhduar me mbështjellësin e lëkurës dhe kornizën e metaltë që është në skajet e fabletit.


Sa i përket hollësisë, iPhone 6 është pak më i hollë sesa rivali i saj, Note 4, përkatësisht i pari është vetëm 7.1mm, ndërsa Note 4 ka proporcionet prej 152 x 80 x 7.6 mm, ndërsa iPhone 6 është edhe 4 gram më i lehtë sesa Galaxy Note 4.

Ashtu si iPhone 5s, iPhone 6 Plus vjen në variantet e ngjyrave të arit, argjendit dhe asaj gri, ndërsa Note 4 ofron një përzgjedhje pak më të ndryshme, sepse vjen në të bardhë, të zezë, ari dhe rozë.

Samsung Galaxy Note 4 sjell ekranin mbresëlënës prej 2560 x 1440 pikselëve (515ppi), ndryshe e njohur edhe si cilësi Quad HD, në madhësinë e ekranit prej 5.7 inç, ndërsa bateria e fabletit të Samsung me 3200mAh llogaritet se është më e fuqishme sesa ajo e iPhone 6 Plus.

Ndërkohë iPhone 6 Plus vjen vetëm me 1920 x 1080 (401ppi) në ekranin prej 5.5- inç. Samsung shënon edhe një pikë më shumë sa i përket ekranit, sepse përdor teknologjinë e njohur si Super AMOLED në Note 4, ndërsa Apple mbetet në panelin e ekranit me LCD.

Edhe sa i përket kamerave, Note 4 sjell kamerën e pasme me 16MP me OIS dhe 4K video incizim në 30fps, ndërsa kamera e përparme është rritur në 3.7MP. Ndërsa në iPhone 6 Plus, Apple ofron kamerën e pasme me 1/3" 8MP ‘iSight’ me True Tone, dhe kamerën e përparme me 1.2MP ‘FaceTime’.

Dallimi më i madh dhe më i dukshëm i këtyre dy fabletëve mbetet RAM’i, pasi që Galaxy Note 4 sjell 3GB RAM, ndërsa iPhone 6 Plus sjell vetëm 1GB RAM, edhe pse ky i fundit pritet të jetë më i shtrenjtë sesa fableti i Samsung.

Tani, këto janë vetëm disa nga karakteristikat e dhëna për fabletët më të ri të Samsung dhe Apple, dhe mbetet që vendimin se cili prej tyre është më i mirë ta merrni ju vetë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori