LAJMI I FUNDIT:

LIVE: Apple prezanton iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

LIVE: Apple prezanton iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

Sipas mediave botërore që janë duke e përcjellë ngjarjen ekskluzive të Apple, thuhet se në këtë hapje zyrtare të Apple ka shumë media ndërkombëtare, shumica prej të cilave janë duke e përcjellë drejtpërdrejt lansimin e iPhone 6.

Në fakt, thuhet se drejtori i Apple, Tim Cook ka zbritur në skenë dhe ka filluar prezantimin e tij, duke e shfaqur historinë e iPhone, dhe duke thënë se me rritjen e madhësisë së telefonave, dallimi mes tyre dhe tabletëve po shkrihet.

Me këtë, me sa duket ai e ka shtruar rrugën për prezantimin e iPhone 6 Plus, me 5.5”.

E fundit: Apple i bëri publik dy modelet e reja të iPhone, përkatësisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dhe të dy modelet vijnë me ekranin e bazuar në Retina HD.


iPhone 6 është i hollë vetëm 6.9mm, ndërsa iPhone 6 Plus ka 7.1mm hollësi, ndërsa iPhone 6 Plus ofron edhe këndin e ri të shikimit – landscape.

iPhone 6 sjell ekranin me diagonalen prej 4.7”, ndërsa iPhone 6 Plus vjen me madhësinë e ekranit prej 5.5” që e bën këtë pajisje fabletin e parë të Apple. Rezolucioni i iPhone 6 sjell 1334 x 750 piksel, ndërsa ai i iPhone 6 Plus ofron 1920 x 1080 piksel.

iPhone 6 mbështetet nga procesori i ri i Apple, A8 që i jep shpejtësi deri në 25 për qind më të madhe procesorit, dhe deri në 50 për qind më shumë shpejtësi grafikave të telefonit.

Modelet e reja të iPhone 6 vijnë me lidhjet 802.11ac WiFi, ndërsa përfshijnë edhe thirrjet në WiFi, me një grumbull tiparesh të reja të avancuara edhe për kamerë.

iPhone 6 ofron kamerën me 8MP iSight, 1.5µ pixels, ƒ/2.2, ndërsa e njëjta sjell edhe sensorin e ri me Focus Pixels, të cilat janë të dizanuara ta përmirësojnë fokusimin, një tipar për të cilin Apple thotë se më herët është përdorur vetëm në kamerat DSLR.

E fundit: Apple sapo i prezantoi çmimet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

iPhone 6 do të kushtojë 199 dollarë për versionin me 16GB, 299 dollarë për versionin me 64GB dhe 399 dollarë për versionin me 128GB. Ndërsa, iPhone 6 Plus fillon prej 299 dollarë për versionin me 16GB. Të gjitha këto çmime janë për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë 2 vjeçare.

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone 6 është përafërsisht e krahasueshme me atë të iPhone 5: ajo përmban 10 orë më shumë jetëgjatësi për audio, dhe katër orë më shumë kohë bisede për 3G. Nëse telefoni lihet në gjendje pasive, bacteria mund të zgjasë deri në 10 ditë.

Pas refuzimit të kahmotshëm për integrimin e teknologjisë së pagesave mobile, NFC, Apple tani është dorëzuar, pasi që iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus sjellin protokolin e ri në telefon, dhe kanë të ndërtuar tërë sistemin e pagesave mobile në të, i cili është funksional me një numër të partnerëve të kompanisë Apple.

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori