LAJMI I FUNDIT:

Nokia debuton me Asha 501 në tërë botën

Nokia debuton me Asha 501 në tërë botën

Nokia ka paralajmëruar lansimin e modelit të ri të telefonit, Nokia Asha 501, të cilin do ta lansojë gjatë javës në nivel global. Muajin e kaluar, Nokia kishte bërë prezantimin zyrtar të telefonit, ndërsa tani këtë model e ka avancuar me ndërfaqe të re dhe specifika të reja.

Nokia Asha 501 vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3 inç, memorien me 4GB, portin për microSD kartelë.

Karakteristikat tjera të Nokia Asha 501 përfshijnë edhe kamerën me 3.2 mega-piksel për foto dhe video, si dhe opsionin për zgjedhje mes modelit me një ose dy sim kartela. / Telegrafi /