LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S4 në 5 ngjyra të reja

Samsung Galaxy S4 në 5 ngjyra të reja

Samsung zbuloi pesë ngjyra të reja për telefonin e saj të mençur Galaxy S4, modelin e saj kryesor të telefonit Android në ngjarjen e 'Premiere 2013', e cila u mbajt në Londër sot.

Samsung Galaxy S4 vjen në ngjyrat e reja, në nuancat si: e kaltërt arktike, vjollce, e kuqe aurora, rozë, dhe të kaftë.

Kompania nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me datën e mundshme të lansimit të këtyre modeleve, por megjithatë ky është një zgjerim i rëndësishëm për zgjedhjet e konsumatorëve të rinj, duke marrë parasysh se për momentin ky telefon ofrohej vetëm në dy ngjyra.

I zbuluar në muajin mars, Samsung Galaxy S4 është duke “luftuar” kokë me kokë-me modelet e famshme rivale, si HTC One, iPhone 5, apo Nexus 4, versionet e reja të të cilëve pashmangshëm do të debutojnë gjatë vitit. / Telegrafi /