Facebook është duke u përgatitur ta lansojë një funksion të ri në aplikacionin e saj Messenger, me të cilin do tu mundësojë përdoruesve të rrjetit social të thërrasin miqtë e tyre krejtësisht falas.
Fillimisht, ky funksion i ri i aplikacionit është në dispozicion vetëm për përdoruesit e telefonave të mençur në Kanada, dhe i njëjti do të mundësojë përdoruesve të bëjnë thirrje me zë pa pagesë përmes internetit, ose thirrje përmes shërbimit të njohur si VoIP, tek secili shok që ata e kanë në Facebook.
Ekspertët e industrisë thonë se risia e fundit e paralajmëruar nga Facebook është një përpjekje e rrjetit më të madh social për të dominuar në botën sociale, duke zëvendësuar funksion bazë të telefonave mobil – thirrjet, shkruan ‘Daily Mail’.
Funksioni i ri vjen në të njëjtën kohë me përditësimin e ri të bërë nga aplikacioni Facebook Messenger që tani i lejon përdoruesit të regjistrojnë dhe dërgojnë porosi me zë tek miqtë e tyre.
Në formë pak a shumë të njëjtë punon edhe aplikacioni tjetër i Facebook, Poke, në të cilin përdoruesi e shtypin dhe e mbajnë të shtypur butonin për incizim, e bëjnë porosinë, dhe më pas biseda paraqitet në dialog. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C
Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe