LAJMI I FUNDIT:

Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë

Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë

Edhe kur përdoruesit i tregojnë YouTube se nuk janë të interesuar në disa lloje të caktuara të videove, vazhdojnë të vijnë rekomandimet e njëjta, zbulon një studim i ri nga Mozilla, raporton The Verge.

Duke përdorur të dhënat e videove të rekomanduara nga më shumë se 20,000 përdorues të YouTube, studiuesit nga Mozilla zbuluan se butonat si “not interested”, “dislike”, “stop recommending channel” dhe “remove from watch history” janë shumë jo efektive në ndalimin e rekomandimit të përmbajtjes së njëjtë.


Edhe në më të mirën e tyre, këta butona ende lejonin më shumë se gjysmën e rekomandimeve të ngjashme me ato që një përdorues thoshte se nuk është i interesuar, thuhej në raport. Ndërsa në më të keqen, butonat mezi bënin ndonjë pengesë në bllokimin e videove të njëjta, transmeton Telegrafi.

Për të marrë të dhëna nga videot dhe përdoruesit real, studiuesit nga Mozilla rekrutuan vullnetarë të cilët e përdorën RegretsReporter, një shtesë e shfletuesit i cili mbivendos një buton të përgjithshëm “stop recommending” për videot e YouTube të shikuara nga pjesëmarrësit.

Përdoruesit u vendosën në mënyrë të rëndomtë nëpër grupe, kështu që sinjale të ndryshme u dërguan tek YouTube sa herë që ata e shtypnin butonin e vendosur nga Mozilla – “dislike, not interested, don’t recommend channel, dhe remove from history”, dhe një grup kontrolli për të cilin asnjë reagim nuk u dërgua në platformë.

Duke përdorur të dhëna të marra nga mbi 500 milionë video të rekomanduara, asistentët e studimit krijuan mbi 44 mijë palë të videove – një video e “refuzuar” dhe një video të rekomanduar vazhdimisht nga YouTube.

Hulumtuesit më pas vlerësuan vetë çiftet ose përdorën “machine learning” për të vendosur nëse rekomandimi ishte shumë i ngjashëm me videon që një përdorues refuzoi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori