LAJMI I FUNDIT:

50gb+ pa pagesë, për pronarët e telefonave Nexus 4

50gb+ pa pagesë, për pronarët e telefonave Nexus 4

Google së fundi ka lansuar telefonin e mençur Nexus 4, pajisje kjo e krijuar nga kompania LG. Ndërsa tani, Google ka lajmëruar që pronarët e pajisjeve Nexus 4 do të marrin pa pagesë, hapësirë ruajtëse Box me kapacitet prej 50 gb.

Box më parë ka lajmëruar që çdo person i cili blen pajisje nga LG ose Sony Android do të ketë 50gb hapësirë shtesë pa pagesë, ndërsa tani duket se kjo ofertë do të vlej edhe për telefonin e mençur Nexus 4 nga Google.
Për të përfituar hapësirën prej 50gb pa pagesë, të gjithë ata që zotërojnë një Nexus 4 duhet së pari të shkarkojnë aplikacionin Box për Android dhe pastaj të krijojnë llogarinë personale të tyre. /Telegrafi/