LAJMI I FUNDIT:

Droid DNA pajisja më e avansuar nga HTC

Droid DNA pajisja më e avansuar nga HTC

HTC kësaj rradhe ka dizajnuar një telefon të mençur i cili nga produktet tjera të kompanisë dallohet më së shumti nga madhësia duke u futur në linjën e gjeneratës së pajisjeve ‘fablet’.

Droid DNA nga HTC është pajisja kryesore e cila vjen nga Verizon Wireless. Kjo pajisje mund të gjitha të tjerat të llojit të vet për nga specifikat, duke filluar nga ekrani 443ppi me rezolucion prej 1920 x 1080 piksel

Tipar tjetër në Droid DNA është procesori Qualcomm S4 Pro. Pajisja e re nga Verizon punon nën Android 4.1 me disa tipare shtesë të marrura nga HTC Sense 4+.

Për fillim Droid DNA vjen me aplikacione te ndryshme nga Verizon, si aplikacioni i American Express, Amazon dhe Reign si dhe me një lojë të re të dizajnuar nga Qualcomm me qëllim të shfaqjes së aftësive të procesorit.

HTC Droid DNA pritet të dal në treg më 21 nëntor, ndërsa Verizon ka filluar tashmë të pranoj para-porositë për produktin e ri të HTC me çmim prej 199 dollarë në kontratë dy vjeçare. /Telegrafi/