LAJMI I FUNDIT:

Google mbetet pa Nexus 7?

Google mbetet pa Nexus 7?

Të dy versionet e tabletit të ri të Google, Nexus 7, modeli me 8 dhe 16GB tashmë janë shitur, pasi që mesazhi “jashtë stokut” paraqitet në dyqanin virtual të Google, Play Store.

Megjithatë, situata nuk duhet të jetë alarmuese, pasi që së shpejti pritet që Google të lansojë modelin e ri të tabletit të saj me 32GB hapësirë të brendshme, të cilin do ta shesë për jo më shumë se 249 dollarë, ndërsa modelin prej 16GB do ta zbresë në 199 dollarë.

Me sa duket, Google nuk është duke u ngutur që ta mbushë stokun me modelet ekzistuese, pasi që pritet ardhja e modeleve të reja, mjaft të lira, për të cilat besohet se do të jenë poaq të suksesshme sa Nexus 7.

Sot është pritur që Google të mbajë ngjarjen e saj të dedikuar për Android, mirëpo e njëjta është shtyrë për shkak të uraganit Sandy, dhe kjo kohë mund t’i shërbejë kompanisë që të mbushë stokun me modele të reja të tabletëve të cilët zgjojnë shumë interes tek blerësit. / Telegrafi /