LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 510 lansohet sot në Indi

Nokia Lumia 510 lansohet sot në Indi

Nokia ka lansuar sot në Indi produktin e saj Lumia 510, duke u ofruar konsumatorëve ekran 4inç WVGA 800x400 dhe kamerë 5megapiksel.

Pajisja do të ketë procesor 800MHz Snapdragon S1, 256mb RAM memorie, bateri 1300 mAh, 4gb memorie të brendshme dhe 7gb hapësirë në SkyDrive. Lumia 510 do të ketë sistem operativ Windows Phone 7.5.

Kjo do të thotë se konsumatorët do të kenë mundësinë të përdorin disa nga aplikacionet më të famshme të Windows si Nokia Transport, Nokia Maps, Nokia Drive si dhe aplikacionet Office.

Pajisja do të vij në variacione ngjyrash si të kuqe, të verdhë, të kaltër, të bardhë dhe të zezë. Lumia 510 pritet të kushtoj 199 dollarë.


Fillimisht, telefoni do të dal në shitje në Indi dhe Kinë, duke u përcjellur nga vende tjera aziatike. /Telegrafi/