LAJMI I FUNDIT:

Apple me procesorë quad core për gjeneratën e ardhshme të produkteve të saj

Apple me procesorë quad core për gjeneratën e ardhshme të produkteve të saj

Një analist i teknologjisë ka raportuar se Apple është duke bashkëpunuar me kompaninë tajvaneze të prodhimit të qipave, TSMC, për të dizajnuar procesorët quad core 20nm për gjeneratën e ardhshme të pajisjeve të saj.

Sipas analistit J.T. Hsu të Citigroup, Apple ka filluar të interesohet rreth procesorëve 20nm që nga gushti i këtij viti dhe prodhimi i procesorëve për kompaninë mund të filloj në nëntor. Procesorët 20nm pritet të hyjnë në pajisjet e Apple si iTV dhe MacBook.

Megjithatë, sipas po të njejtit analist, produktet kryesore të kompanisë, iPhone-ët, do të vazhdojnë të pajisen me procesorë dy-bërthamësh për shkak të minimizimit të harxhimeve të energjisë elektrike.

“Procesorët 20nm nga TSMC ofrojnë 30 për qind shpejtësi më të lartë dhe 25 për qind shpenzime më të vogla elektrike se procesorët 28nm” ka thënë Hsu për shërbimin e lajmeve ekokonime kineze (China Economic News Service). /Telegrafi/