LAJMI I FUNDIT:

Samsung zbulon produktin e ri, Galaxy S III Mini

Samsung zbulon produktin e ri, Galaxy S III Mini

Samsung ka përfolur daljen e Galaxy S III Mini, dhe dje ka zbuluar zyrtarisht produktin e shumëpritur, në një ngjarje të zhvilluar në Gjermani.

Edhepse Mini mban parashtesën e njejtë të telefonit tjetër nga Samsung, Galaxy S III, dhe thuhet të jetë konkurrent me paraardhësin e tij më të madh, në realitet telefoni i ri nga kompania jugkoreane është vetëm një ndër pajisjet e zakonshme të prodhuara edhe më parë nga kompania.

Ashtu siç kemi dëgjuar edhe më parë, Mini S III ka ekran 4 inç Super AMOLED me rezolucion 800×480 dhe procesor dual core 1GHz. Kamera e pajisjes është zvogëluar nga versioni i parë i kësaj serie prej 8 megapiksel në 5 mp, ndërsa kamera e përparme mbështetet në rezolucion VGA.

Ndër specifikat më të vlefshme të pajisjes së re është fakti se produkti është i pajisur me sistemin e fundit operativ të Google, Android 4.1 Jelly Bean.


Kështu, duket mjaft befasuese që kompania ka vendosur të përdor emrin e njejtë të pajisjes së saj të famshme me pajsijen e re kur siç shihet krejt çka këto dy pajisje kanë të përbashkët është pamja e jashtme dhe emri i ngjashëm. /Telegrafi/