LAJMI I FUNDIT:

RIM pranon aplikacione për BlackBerry 10

RIM pranon aplikacione për BlackBerry 10

Platforma e re mobile e RIM, BlackBerry 10 do të lansohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm në disa prej modeleve të reja të telefonave të linjës BlackBerry 10, dhe për këtë arsye sot, RIM ka njoftuar se ka filluar të pranojë aplikacionet e reja për sistemin e saj operativ.

“Ne jemi shumë të kënaqur të ju njoftojmë se BlackBerry App World™ tani është duke pranuar aplikacionet e zhvilluesve për pajisjet e reja të linjës BlackBerry 10. Kjo do të thotë se prej sot, aplikacionet e dorëzuara do të vlerësohen dhe do të publikohen me lansimin e versionit të ri të sistemit tonë operativ, i cili në treg do të paraqitet në tremujorin e parë të vitit 2013” thuhet në njoftimin e RIM.

Do të jetë interesante të shihet se sa aplikacione do të arrijë të mbledh kompania kanadeze, si dhe nëse zhvilluesit do të jenë të interesuar të zhvillojnë për këtë platformë. / Telegrafi /