LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet dalja e Samsung Galaxy S3 Mini

Konfirmohet dalja e Samsung Galaxy S3 Mini

Kemi dëgjuar disa thashetheme se Samsung do të lansoj një version më të vogël të Galaxy S III e të cilin do ta quaj Samsung Galaxy S III Mini.

Së fundi, drejtori i departamentit të komunikimit mobil të kompanisë ka deklaruar se pajisja do të lajmërohet zyrtarisht nesër.

Fatkeqsisht, ai nuk ka zbuluar ndonjë specifikë të versionit Mini të S III, përveç faktit se pajisja do të ketë ekran me madhësi 4 inç. “Do të lansojmë Galaxy S III 4 inç në Gjermani më 11 tetor” ka thënë Shin. “Ka shumë kërkesa për një version mini të pajisjes, në Evropë.” ka shtuar ai.

Thuhet se Galaxy S III Mini do të ketë rezolucion prej 800×400 pikselave, procesor dual core, kamerë 5 megapiksel si dhe versionin më të fundit të Android, Jelly Bean.


Nesër do të kemi listën e plotë të specifikimeve dhe fotografitë aktuale të produktit të ri nga Samsung kur pajisja do të shfaqet zyrtarisht për publik. /Telegrafi/