LAJMI I FUNDIT:

Samsung: Nuk na intereson BlackBerry

Samsung: Nuk na intereson BlackBerry

Drejtori i RIM, Thorsten Heins së fundmi ka thënë se kompania e tij është duke konsideruar të licencojë sistemin e saj operativ BlackBerry OS tek prodhuesit e tjerë të telefonave mobile, dhe deri tani është folur për shumë kompani të cilat do ta marrin platformën e RIM.

Në mesin e këtyre kompanive është edhe Samsung, mirëpo kjo e fundit tashmë ka njoftuar se nuk është e interesuar të marrë licencën për sistemin operativ të RIM, BlackBerry 10.
Për më shumë, është thënë se Samsung do ta blejë rivalin e saj RIM, prodhuesin e famshëm të telefonave BlackBerry, mirëpo edhe kjo thashetheme tashmë është mohuar nga Samsung, e cila thotë se do të vazhdojë të prodhojë pajisje mobile në Android.
Është shumë e natyrshme që Samsung refuzon të blejë apo licencojë platformën e RIM, pasi që kompania është duke pasur shumë sukses me Android nga Google, dhe nuk ka ndonjë arsye të vërtetë të shkojë pas BlackBerry. / Telegrafi /