LAJMI I FUNDIT:

Google Android, lider botëror i tregut!

Google Android, lider botëror i tregut!

Nëse sot posedoni një iPhone, atëherë ju jeni pakicë në tregun e telefonave të mençur mobil.

Kjo, pasi që në tremujorin e dytë të vitit, për çdo iPhone të shitur janë katër telefona tjerë Android që posedohen nga përdoruesit e tjerë të sistemit operativ të Google.

Rritja është domethënese, sepse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ky raport ishte 2.5 me 1, për Android.

Suksesi i telefonave Samsung e ndihmoi sistemin operativ të Google të zgjerojë dominimin e saj në tregun e telefonave të mençur.
Samsung Electronics dhe krijuesit e tjerë të telefonave Android kanë shitur gati 105 milionë telefona mobil në tremujorin prill-qershor, duke i dhënë Android-it rreth 68 për qind të tregut botëror, nga 47 për qind sa kishte vitin e kaluar.


Marrja e kësaj pjese kaq të madhe të tregut erdhi kryesisht në kurriz të telefonave BlackBerry dhe telefonave tjerë në platformën e dikurshme mobile, Symbian nga Nokia Corp. Të dyja platformat kanë pësuar rënie të tregut nën 5 për qind. / AP, Telegrafi /