LAJMI I FUNDIT:

Instagram bën 80 milionë përdorues

Instagram bën 80 milionë përdorues

Me sa duket blerja 1 miliardë dollarëshe e Facebook, shërbimi mobil i fotografive - Instagram, është duke u rritur shumë shpejtë, pasi që tani zyrtarët e Instagram kanë njoftuar se kanë arritur në 80 milionë përdorues anembanë botës.

Në muajin maj, Instagram kishte rreth 50 milionë përdorues, kështu që për vetëm disa muaj shërbimi pothuajse ka dyfishuar numrin e përdoruesve. Në këtë rritje natyrisht ka kontribuar edhe lansimi i aplikacionit të Instagram në platformën mobile të Google, Android.

Do të jetë interesante të shihet nëse Instagram do të mund ta mbajë këtë ritëm, dhe të arrijë në 100 milionë përdorues për periudhë të njëjtë kohore për sa ka shtuar më shumë se 30 milionë.

Nëse edhe ju keni një llogari në Instagram, a mund të na tregoni se kur jeni regjistruar, dhe sa shpejtë po rritet numri i miqve tuaj në këtë rrjet social, i cili shfaq vetëm fotografitë tuaja dhe të miqve tuaj. / Telegrafi /